Deputetët filluan debatin për propozim- rebalancin e buxhetit, i cili mund të zgjasë maksimum 5 ditë. Ministri i financave Fatmir Besimi u tha deputetëve se rebalanci është i nevojshëm për financimin e pakos së katërt të masave ekonomike.
Për opozitën, ky rebalanc është joproduktiv, nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara, por vetëm do të rrisë më tej borxhin e shtetit, i cili edhe tani tejkalon pragun e 60% të borxhit publik.
Ky është rebalanci i dytë i buxhetit për këtë vit. Në debatin në Komision u pranuan amendamente për mbështetje financiare për fëmijët pa prindër, skicimin e sektorëve strategjik në industri, ndërtimin e linjës së tretë të ujësjellësit në Likovë dhe Reçicë të Vogël. Kompanitë dhe qytetarët masat nga pakoja e katërt ekonomike do t’i presin pasi rebalanci të votohet në Kuvend me 61 vota./Alsat M/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...