Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se me rebalancin e buxhetit do të sigurohen 70 milionë euro mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtorëve të punësuarve te firmat që shënojnë humbje si rezultat i krizës.
Besimi thotë se se pagesa do të jetë në intervalin prej 14.500 deri në 21.766 denarë për të punësuar varësisht nga firmat, ndërsa firmat mund të aplikojnë për këtë masë pas rebalancit të buxhetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sa po të kalojë rebalanci, mjetet do të sigurohen dhe atëherë mund të zbatohet procedura, për shkak se zyrtarisht me ligj pa i siguruar mjetet nuk mund të publikosh konkurs, as për furnizim publik dhe as për subvencione apo transfer”, tha Besimi.
Ai theksoi se kjo masë do të funksionojë në tre muajt e ardhshëm. Më herët me këtë masë u mbështetën mesatarisht 19.332 firma dhe 116 punëtorë.
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...