Pas humbjes së thellë që pati Lëvizja BESA e cila arriti të fitojë vetëm një komunë, përflitet se më mirë është që BESA, të shkrihet në ASH-në e Selës, për të qenë një opozitë e mirë dhe e shëndosh.
Edhe lideri i kësaj Lëvizje, Bilall Kasami pas humbjes për tu arsyetuar kërkoi që të mbahen zgjedhjet parlamentare duke i mbajtur aktivsitët që mos të ikën në partinë e Selës.
“Pas kësaj dite nuk ka më BDI, ka një degë shqiptare të LSDM. Lirisht mund të konstatojmë se fitues absolut real dhe moral jemi ne nga ASH dhe BESA. Kërkojmë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që ta përdëftojmë vullnetin tonë. Ne koalicioni ASH dhe BESË e kemi mundur gjithkund, por ishte LSDM që e ndryshoi rezultatin në favor të degës së saj. Mirupafshim në zgjedhjet parlamentare”, tha Kasami.
Ndryshe BDI ka fituar në 10 komuna, ASh në 3, PDSH në 1 dhe Lëvizja BESA në 1 komunë.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...