Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha dje se e konfirmon parashikimin e nëntorit për rritjen ekonomike të Maqedonisë, për vitin 2018.
Sipas tyre, kjo rritje për Maqedoninë e sapo dalë nga kriza do të jetë 2,5%, përcjell telegrafi Maqedoni.
“Seenews” shkruan se në raportin më të ri të Prospektit Rajonal Ekonomik, që përgatitet nga BERZH, rritja ekonomike e Maqedonisë, për vitin 2019, do të jetë 3.0%.
Raporti thotë se rritja e rrogës minimale dhe aspektet tjera të masave për mbrojtje sociale do të ndikojnë në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në këtë vit. Gjithashtu, parashihet rritje e eksporteve të Maqedonisë, për shkak të parashikimeve për rritje ekonomike në Bashkimin Evropian (BE), që është partneri kyç i tregtisë për Maqedoninë.
Megjithatë, BERZH konstaton se rreziqet e rënies mbeten të rëndësishme, pasi që ndjeshmëria e investimeve do të përkeqësohej, nëse pasiguria politike do të rritej më tutje.
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...