Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shprehur sot mirënjohje ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe serbëve të Kosovës, që sipas saj, kanë gjetur forcë për t’iu përgjigjur terrorit brutal dhe agresionit.
“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti, dhe t’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, tha Bërnabiq në Twitter.
Ajo i falënderoi partnerët ndërkombëtarë, që sipas saj, ndihmuan në ruajtjen e paqes, shkruan Tanjug, transmeton arbresh.info.
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...