Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshëri dhe vetëtima goditi sot në orët e pasdites shumë pjesë të Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë u ka dërguar qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për gjendjen e jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS, konkretisht një paralajmërim për stuhi të fortë në kryeqytetin e Serbisë, raporton Nova.rs.
“Në fuqi është një paralajmërim për stuhi të fortë me shi, breshër dhe erëra të fuqishme. Stuhia mund të shkaktojë dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në paralajmërim.
Shtohet gjithashtu se ekziston rreziku nga goditjet e rrufesë, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike, rrezik për zjarr, probleme në telekomunikacion dhe në trafik.
“Rekomandohet të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni informacionet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në paralajmërim.
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...
Begaj ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme, fokus te siguria ...