Serbia ka shpallur sot një “shtetrrethim” për emigrantët e ndodhur në Qendrën e Refugjatëve në Beograd.
Zyrtarë vendas kanë thënë këtë të mërkurë se, emigrantët që qëndrojnë në këtë qendër në periferi të kryeqytetit serb, do të duhet të marrin leje të posaçme për t’u larguar prej andej dhe duhet medoemos të kthehen brenda orës 10 të darkës, çdo ditë.
Masa “ndëshkimore” është shpallur pasi një grua pretendon se është sulmuar nga emigrantët pranë kampit, teksa ishte duke shëtitur me 3 fëmijët e saj. Ajo tha se ata donin t’i rrëmbenin karrocën me foshnjën e saj në të. Zyrtarët policorë janë duke e hetuar rastin.
Rreth 550 emigrantë qëndrojnë në kampin e Beogradit. Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë nëse kjo masë do të prekë të gjitha kampet në Serbi, aty ku janë bllokuar afro 7.000 emigrantë pas mbylljes së “korridorit ballkanik” vitin e kaluar, si dhe përpjekjes së BE-së për të kontrolluar fluksin e emigrantëve.
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...