Konferenca e tretë ndërkombëtare “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”, u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, e cila ka për qëllim që të nxjerr në pah sugjerime të reja për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se kanë filluar një sërë masash për ta përmirësuar gjendjen, por shtoi se pa bashkëpunimin akademikëve kjo gjë është e paarritshme.
“Nëpërmes këtyre konferencave do të dalin ide të reja sugjerime të reja për mënyrën e politikë bërjes në vend për mënyrën e marrjes së politikave, pra sugjerime edhe për ministrinë e Ekonomisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por njëkohësisht edhe sugjerime për mënyrën se si do të rrisim bashkëpunimin në vend”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ndërsa rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexheti theksoi se kjo konferencë ka karakter ndërkombëtar, në këtë konferencë siç tha rektori i UEJL-së, ka një pjesëmarrje shumë të gjerë dhe ka një strukturë laramane të mirë të temave të cilat janë të ndara në gjashtë sesione./TV21/
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës