Familjari i të dënuarve në rastin “Monstra” Bedri Ajdari, sot para mediave ka lexuar letrën e të dënuarit me burg në këtë rast Fejzi Azirit, në të cilën ai thotë se ka prova të reja.
Bedri Ajdari gjithashtu tha se ekzistojnë prova të reja, ndërsa kërkoi që të ketë hetim ndërkombëtar.
““Kërkojmë hetim ndërkombëtar për provat e reja me ekspertizë ndërkombëtare. I dërgoj mesazh presidentit të vendit Pendarovski dhe ministrit të drejtësisë Bojan Mariçq se ka prova të reja për rastin “Monstra”. E vërteta nuk është ashtu siç thotë gjykata por siç thonë provat”, tha Bedri Ajdari.
Viktimat e rastit “Monstra”, ishin katër të rinj maqedonas të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një person tjetër i moshës 44-vjeçare.
Më 22 shkurt të vitit 2020, Gjykata Penale e Shkupit, kishte rigjykuar këtë rast pas dyshimeve për lëshime të mundshme në gjykimin e parë, por sërish i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për këtë vrasje, për veprën penale “terrorizëm”.
Me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe 9 vjet burgim./Telegrafi/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur