Bashkimi Evropian (BE) ka përshëndetur, të mërkurën, vendimin e presidentit të Maqedonisë, George Ivanov që mandatin për formimin e qeverisë së re t’ia ndajë kreut të LSDM-së Zoran Zaev, gjë të cilën zyrtarët evropianë e kanë vlerësuar si hap të rëndësishëm në procesin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë.
Në kumtesën e përbashkët të shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe komisarit evropian për Zgjerim Johanes Hahn, shfaqet shpresa se fryma konstruktive do të vazhdojë të mbretërojë, në mënyrë që Maqedonia përfundimisht të dalë nga kriza politike.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin për përbërje të Qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Mandati për formim të Qeverisë është ndarë pasi që janë mënjanuar pengesat përkatësisht janë siguruar garancitë që i kërkonte presidenti për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës./arbresh.info/
KE për Shqipërinë: Progres në drejtësi, sfida në luftën kund...
Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjet...
Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar p...
Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë dëm...
Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran
Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë ra...