Qeveritë e Bashkimit Evropian sot vendosën që t’i hapin kufijtë për 15 vende, ndërsa në mesin e këtyre vendeve nuk ndodhet Maqedonia e Veriut.
Vendimi, megjithatë, nuk është i obligueshëm, që do të thotë se çdo vend në mënyrë të pavarur do të vendosë se me cilat vende do t’i hap kufijtë.
Në listë ndodhen Serbia, Mali i Zi, Kanada, Australia, Algjiri, Tunisi, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Japonia Moroko, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Uruguai. Kinezët gjithashtu do të mund të udhëtojnë në BE, por vetëm nëse Kina deklarohet se do t’i pranojë vizitorët evropian.
Vendimi është marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike tëvendeve, ndërsa lista vazhdimisht përditësohet, përcjell telegrafi maqedoni.
Komisioni Evropian insistonte që kufijtë e jashtëm të rihapen në mënyrë të koordinuar, por në fund vendimi është marrë që secili vend ta merr në mënyrën e vet. Kufijtë e BE-së do të mbesin të mbyllura edhe për shtetasit e SHBA-ve të cilët kanë numrin më të madh të të infektuarve.
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi