Nesër do të mbahet dialogu i rregullt ekonomik midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit me një fokus të veçantë në pasojat socio-ekonomike të krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, informon AIM nga Brukseli.
Në draft përfundimet të përgatitura nga Këshilli i BE-së për Maqedoninë e Veriut nxjerrin në pah faktin se dobësitë strukturore të ekonomisë së Maqedonisë theksohen nga kriza shëndetësore, e cila kërkon që vendi të vazhdojë “reformat strukturore efektive dhe të mirë-koordinuara për të zbutur pasojat nga pandemia dhe për të përshpejtuar shërimin pas krizës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dialogu ekonomik midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor është një praktikë e rregullt që shqyrton përparimin e rajonit në drejtim të reformave ekonomike dhe financiare dhe gatishmërinë e tij për të adresuar sfidat e anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian.
“Për Maqedoninë e Veriut, do të jetë me rëndësi të madhe të rriten përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, si dhe të forcohet sundimi i ligjit dhe transparencës, për t’u marrë me efektivitet me pasojat e krizës”, vlerësojnë nga BE.
Forcimi i shëndetit publik është një nga reformat më të rëndësishme strukturore që Maqedonia e Veriut do të duhet të përqendrohet në të ardhmen.
“Sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i shëndetit publik janë ruajtja e punësimit dhe përmirësimi i mbrojtjes sociale, mjedisi i biznesit dhe mbështetja e sektorit privat”, thuhet në draft konkluzionet duke shtuar se mungesa e fondeve dhe aftësia e dobët për t’u marrë me krizën i jep një presion të madh sektorit shëndetësorë.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...