Përfaqësuesit evropian nga të gjitha grupet në BE, iu kanë bërë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të gjejnë zgjidhje për kontestin.
BNR njofton se BE kërkon nga të dy palët që t’i vazhdojnë negociatat.
“Qeveria e Maqedonisë bëri gjithçka që prisnim, por nuk i filloi negociatat. Vendi është në sinkron edhe me politikat kundër Rusisë”, tha socialisti Tonino Pacula.
Eurodeputeti Andreas Shider këmbëngul se sjellja e Bullgarisë nuk ka zgjidhur asnjë problem dhe përveç kësaj ka ndikim në vend dhe BE.
Presidenti francez Emmanuel Macron dje në biseda telefonike me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe presidentin bullgar Rumen Radev, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të inkurajohen urgjentisht për të vazhduar dialogun për mosmarrëveshjen mes tyre.
Në fillim të kësaj jave, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell bëri thirrje për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve të pranimit në BE midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Borrell ka vendosur për herë të parë një afat, duke kërkuar që të hiqet vetoja e Bullgarisë deri në fund të presidencës franceze, e cila skadon në fund të qershorit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se për momentin nuk ka asnjë dokument të pranueshëm që mund të jetë bazë për zgjidhje.
Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë lëshime, duke qenë se bisedimet dhe zgjidhja duhet të bazohen në vlera evropiane, në respektin e ndërsjellë mes politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve të të dy vendeve./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit