Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kandidati për president Bujar Osmani, ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.
“Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
BDI më tej njofton se procesi i nënshkrimeve do të vazhdojë të jetë i hapur për ata që duan të përkrahin kandidaturën e Bujar Osmanit për president.
“Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit evropian”, shkruan BDI në komunikatë./rtk/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...