Në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm, ministrat e Qeverisë kanë intensifikuar aktivitet e tyre në teren. Edhe ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së, kanë shtuar lëvizjet e tyre duke filluar nga vizitat nëpër drejtoritë dhe Institucionet që drejtohen nga kuadro të subjektit që ata përfaqësojnë.
Ministri i ekonomisë Bekim Neziri, njëkohësisht edhe shef i shtabit zgjedhor të BDI-së dhe zëvendës kryeministri për euro integrime, Fatmir Besimi brenda dy orëve vizituan tre Institucione, Fondin për sigurim Pensional Invalidor, Drejtorinë për kontroll të fluturimeve dhe spitalin gjinekologjik në Çair.
Ministri Neziri tha se kanë dalë për të kërkuar llogari nga drejtorët për punën në mandatin 2014-2018 edhe pse tani jemi viti 2015, vetëm një vit nga marrja e këtij mandati. I pyetur nëse këto vizita janë pjesë e fushatës së parakohshme parazgjedhore, mohoi duke thënë se agjenda me fushatën janë përputhur krejt rastësisht.
“Është në suaza të platformës dhe programit të BDI vitin 2014-2018. Këto aktivitete i kemi paraparë edhe në platformën zgjedhore të BDI-së, është çështje tjetër që kjo përputhet me fushatën zgjedhore, mirëpo ne e dimë që këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhje të cilat nuk i kemi paraparë andaj ne vazhdojmë aktivitetet të cilat i kemi paraparë konform agjendës së BDI-së, pa marrë parasysh a përputhet me fushatën apo jo”, deklaroi Bekim Neziri, ministër i ekonomisë.
Edhe ministra tjerë të BDI-së, pritet që ditëve në vijim të dalin nga zyrat e tyre për të vizituar Institucione të ndryshme. Paraprakisht kolegët e tyre, ministrat nga radhët e VMRO-së të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski tani e disa ditë vizitojnë vendbanime të ndryshme, ndërsa nga afër ndjekin edhe punime të ndërmarrjeve komunale dhe publike./AlsatM/.
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...