Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore në Tetovë ka paralajmëruar dy pika si rend të ditës në këtë mbledhje të jashtëzakonshme edhe atë largimi nga qeveria teknike dhe zgjedhjet lokale.
“Ekzistojnë argumente se pas dorëheqjes ministrat duhet të qëndrojnë në detyrë deri në qeverinë e re por edhe se do të debllokohet procesi. Si pikë e dytë janë zgjedhjet lokale sipas kushtetutës mandati i kryetarëve të komunave është 4 vite, javën që vjen bëhen plotë 4 vite dhe do mbetet vakum. BDI shqyrton mundësinë se cfarë do ndodh me kryetarët e komunave pas këtij vakumi dhe do shqyrtojë kandidatët për zgjedhjet e rradhës”, ka thënë Osmani shkruan Zhurnal.
Sipas Osmanit, edhe sipas juristëve por edhe në kuadër të partive ekziston mendimi se largimi eventual i ministrave nga pozicionet do të debllokojë situatën. Nëse largimi nga institucionet do të ndihmojë debllokim të situatës BDI do sjell atë vendim.
BDI ka tashmë 1/3 e ministrave në qeveri dhe largimi i tyre do të thotë dhe rënie të qeverisë, ka deklaruar më tej Osmani duke thënë se BDI nuk dëshiron zgjedhje të reja por shqyrton gjitha mundësitë sipas ekspertëve që tregohen si rast për debllokim të gjendjes politike, ka thënë Osmani.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...