Për Partinë Demokratike Shqiptare është e pa pranueshme që të negociohet në mënyrë selektive për pikat e Marrëveshjes së Përzhinos. Kreu i kësaj partie opozitare Menduh Thaçi, ka përsëritur kërkesën e tij për dialog gjithëpërfshirës ku do të merren parasysh edhe kërkesat e shqiptarëve.
“Nuk mund të bisedohet në mënyrë selektive për një pikë të marrëveshjes së Përzhinos, duhet të bisedohen të gjitha gjërat. Po mundohem të flas me kujdes po ja që patjetër duhet t’i themi gjërat hapur në publik që të kuptohet se çka kërkojmë ne: Ku e kemi pikën e raporteve ndëretnike, apo kërkesat e shqiptarëve në kuadër të marrëveshjes së Përzhinos që 12 muaj, ku e kemi çështjen e keqpërdorimit të buxhetit, ku i kemi çështjet tjera e kështu me radhë, domethënë nuk ka një qasje serioze”, deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.
Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka bërë thirrje për një takim të ri liderësh.
Partia shqiptare në pushtet, e udhëhequr nga Ali Ahmeti, vlerëson se pas tërheqjes së vendimit për falje, palët duhet t’u rikthehen negociatave për përmbushjen e reformave të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve demokratike.
“Interes i Maqedonisë është që qeveria e ardhshme pavarësisht përbërjes së saj, do të duhej të ketë mbështetjen e katër partive më të mëdha që të krijojë ambienti politik dhe të kthej shpresën tek qytetarët e Maqedonisë se me të vërtetë institucionet në vend kanë kapacitet për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe të besueshme që do të pranohen nga faktori i jashtëm”, tha deputeti i BDI-së Rafiz Aliti.
Tërheqja e vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për falje i ka hapur rrugë rifillimit të negociatave për zgjidhjen e krizës. Megjithatë, mes partive kryesore ende nuk ka marrëveshje për një takim të ri liderësh./Alsat/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...