Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për menaxhim të përbashkët me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, ishin në fokusin e bisedimeve midis ministrit të Diasporës dhe kryetar i Komisionit kombëtar për UNESKO, Edmond Ademi dhe ministrit shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj, në takimin e sotëm në suaza të Konferencës së së përgjithshme të 41-t të UNESCO-s.
Siç informojnë nga qeveria, ministrat hollësisht kanë biseduar për hapat të cilat po ndërmerren dhe do të realizohen në drejtim të operacionalizimit dhe zbatimit të vendimeve të pushteteve kompetente qendrore dhe lokale, si dhe rekomandimet e UNESCO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbrojtja e rajonit të Ohrit, cilësisë së jetës së qytetarëve dhe sundimi i të drejtës është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ministri Ademi.
Ministri Cakaj e konfirmoi përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë që plotësisht të angazhohet në menaxhimin e përbashkët me trashëgiminë e përbashkët kulturore në rajonin e Ohrit.
Nesër, në suaza të pjesëmarrjes në debatin e përgjithshëm të Konferencës së përgjithshme të 41-t të UNESCO-s, ministri Ademi do të mbajë fjalim.
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë