Portali ekonomik “Seenews” citon Bankën Botërore (BB) të ketë thënë se varfëria në Maqedoni pritet që të vazhdoj të bie gjatë periudhës 2018-2020, pasi që rritja ekonomike e vendit pritet të arrij në 2,7%, gjatë kësaj periudhe.
Në Pikëpamjet për Makro Varfërinë për Evropë dhe Azinë Qendrore të BB-së, parashihet që rritja ekonomike e Maqedonisë të jetë 2,3% në këtë vit, për t’u rritur në 2,7% më 2019, dhe në 3,0%, në 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas BB-së, Norma e varfërisë në Maqedoni pritet të bie nga 21,4% që ishte para një viti, në 20,5% për këtë vit, dhe 19,3% për vitin 2020.
Rritjet e transfereve sociale pritet të mbështetin rënien e varfërisë, kurse investimet në infrastrukturë duhet të ndihmojnë krijimin e vendeve të punës, thotë raporti i BB-së.
Inflacioni pritet të lëvizë nga 1,6% në 2,0%, në vitin 2019 dhe 2020.
Rreziku që vazhdon të mbetet është kontributi i pakët në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) dhe rritja e deficitit të sistemit të pensionit.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata