“Inkurajues është fakti që keni arritur marrëveshje, por shqetësuese është që ekziston pakënaqësi tek qytetarët”, thotë ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në një deklaratë për mediat greke.
Siç njofton AIM, ai shpreson se dy vendet sa më parë do të arrijnë që përfundimisht të mbyllin çështjen shumëvjeçare mes tyre.
“Mendoj se është shumë inkurajues fakti që të dy palët janë pajtuar ta zgjidhin çështjen shumëvjeçare për emrin. Gjithashtu jam i shqetësuar për faktin që ka disa pakënaqësi tek qytetarët. Sinqerisht shpresoj që çështja e emrit të përfundojë sa më parë”, tha Ban Ki-moon.
Ai shtoi se kontesti i emrit ka penguar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në rajon si dhe në OKB.
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...