Qashif Bakiu, profesor në Universitetin e Tetovës i ftuar në emisionin “Rruga drejt…”, vlerëson se versioni i presidentit konsensual ka qenë i eksluduar që në fillim të diskutimeve për zgjedhjet presidenciale sepse LSDM-ja është shprehur qartazi se kandidati do të përzgjidhet nga strukturat e partisë dhe jo në nivel liderash të koalcionit qeverisës.
Ai nga ana tjetër thekson se një president konsesnual duhet quajtur ai që votohet në Kuvend dhe jo ai që i imponohet popullit me votë. Ai mund të jetë kandidat i përbashkët por jo konsensual.
Presidenti konsensual që në fillim pati një mospranim nga LSDM-ja sepse që nga vendimet e para që solli kjo parti ishin se kandidatin do ta zgjedhin organet e partisë dhe që këtu do të thotë se bie çdo gjë në ujë. Brenda LSDM-së ka një garë të ashpër midis tyre të bindur se presidenti do të jetë nga radhët e tyrE. Por roli i BDI-së dhe i partive shqiptare do të jetë shumë i rëndësishëm. Nuk mundoj se mund të quhet një president konsensual kur e voton populli, por konsesnual quhet në momentin kur ai votohet nga Kuvendi, kurse kandidati i përbashkët është i mundur sepse historia na i ka treguar në të kaluarën- deklaroi Qashif Bakiu, profesor në Universitetin e Tetovës./AlsatM
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...