Avramopoulos: Mos lejoni që Ballkani të riballkanizohet

epa06187482 EU Commissioner for migration and home affairs Dimitris Avramopoulos gives a press conference to present the progress made under the European Agenda on Migration in Brussels, Belgium, 06 September 2017. According to a press release, the EU Commission calls on all parties to continue the progress made in management of migration, protection of EU's external borders, and the support for member states located at these borders. Earlier the day, the ECJ on 06 September 2017 upheld the decision by the European Union (EU) to force member states to take in a quota of asylum seekers. It dismissed complaints by Hungary and Slovakia and said the EU had the right to order governments in this matter. A provisional mechanism for the mandatory relocation of asylum seekers was applied in 2015 to relocate refugees - mainly from Syria - arriving in Greece and Italy to other EU member states. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET

17:24 | 17 Tetor 2019
A. B.

Komisionari evropian për Emigracionin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka paralajmëruar liderët e Bashkimit Evropian në lidhje me Ballkanin.

Ai u shpreh se ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me këtë rajon dhe të mos lejojnë që ai të “riballkanizohet”.

Avramopoulos përsëriti qëndrimin e Komisionit Evropian pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke deklaruar: “Tani i takon Këshillit të marrë vendimin final. Qëndrimi i Komisionit Evropian është shumë i qartë, të dy vendet e meritojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ky është qëndrimi i Komisionit. Si një person që e njeh rajonin shumë mirë, dua të bëj edhe një koment politik. Dhe kjo është ajo që besoj unë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me Ballkanin. Mos lejoni që Ballkani të riballkanizohet në mënyrën e vjetër se si janë zhvilluar ngjarjet atje”. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme