Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dagnov për televizionin “Tv21” tha se për vendimin e Këshillit Penal nuk kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ndaj vendimit të Këshillit Penal nuk kemi të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë. Kemi mundësinë të paraqesim një iniciativë deri tek Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Ai, si kompetent, mund të paraqesë një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Për shkak të këtij afati, nisma jonë do të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur, menjëherë pas pranimit të vendimit.
“Iniciativat nuk konsiderohen si mjete efektive për shkak se Prokuroria Publike rrallë i pranon ato. Ne gjithashtu kemi një opinion nga Komisioni i Diskriminimit në të cilin këshillohet Gjykata 1, Kacarska për të eliminuar mangësitë e opinionit dhe për të njoftuar atë që është marrë në afat brenda 30 ditëve”, tha Dagnov.
Ai tha se e njëjta dorëzohet edhe tek Këshilli Gjyqësor i Republikës. Kacarska ka autoritet dhe ajo vetë ta anuloj fillimin e mbajtjes së dënimit për arsye të mendimit të saj.
“Kërkesa e dorëzuar deri tek Gjykata e Lartë më 24.10.2018 për momentin gjendet tek Kacarska edhe pse ajo atë është dashur menjëherë ta kthejë”, tha avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov.
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...