Një ditë pas atentatit në Kumanovë cak i së cilit ishte këshilltari i BDI-së Feriz Dervishi, burime të Alsat M bëjnë të ditur se policia ka bastisur disa shtëpi në fshatin Çerkez dhe ka marrë në pyetje funksionarin e BDI-së Nazmi Beqirin dhe familjarin e tij Idriz Beqirin.
Policia ka bastisur edhe familjen Misini në Çerkez, anëtarë të së cilës janë përfshirë në incidentin e dy muajve më parë në Reçicë ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova. Siç mëson Alsat, gjatë bastisjes në shtëpinë e Nazmi Beqirit janë sekuestruar tre armë zjarri, ndërsa në shtëpinë e të afërmit të tij Idriz Beqiri janë sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikator me 45 plumba.
Ndaj tyre policia do të ngre kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mbajtje e paautorizuar, prodhim i armëve dhe mjeteve tjera shpërthyese”. Jozyrtarisht mësohet se për Nazmi Beqirin do të udhëhiqet procedurë e rregullt ndërsa për të afërmin e tij Idriz Beqiri, procedurë e shpejtë. Ndërsa gjatë bastisjes tek familja Misini janë sekuestruar telefona. Këshilltari i BDI-së Feriz Dervishi i cili dy natë më parë i shpëtoi atentatit, aktin e cilësoi si terrorist.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...