Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, deklaroi se ajo se çfarë ka ndodhur ditët e kaluara me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Kuvendin e Maqedonisë ishte përndjekje politike dhe teatër mediatik i organizuar nga ana e LSDM-së.
Arsovski tha se votimi ka qenë me qëllim që Qeveria dhe deputetët e LSDM-së ta ç’fokusojnë opinionin nga problemet reale dhe ndodhitë në shtet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“U tregua se është vetëm një cirkus mediatik që për disa ditë ta tërheqin dhe ç’fokusojnë temat nga problemet reale”, shtoi Arsovski.
Përndryshe, sot në Kuvendin e Maqedonisë u votua për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, ndërsa në votim gjithsej votuan 87 deputetët prej të cilëve 58 ishin “pro” ndërsa 29 “kundër”. Për marrjen e mandatit ishin të nevojshme dy e treta e votave të Kuvendit të Maqedonisë.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit