OBRM-PDUKM është duke punuar për të formuar shumicë parlamentare, deklaroi sot zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski, duke shtuar se ai “as nuk i konfirmon dhe as i mohon informacionet nga burime të pakonfirmuara dhe të paidentifikuara” që partia i ka ofruar qëndrimet me BDI-në për të formuar qeveri.
Mbrëmë u publikuan informata se OBRM-PDUKM dhe BDI janë para marrëveshjes për formim të Qeverisë me kryeministër shqiptarë. Sipas burimit, liderët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickoski janë dakorduar se kryeministër i parë do të jetë Lazar Elenovski , i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë BDI do të ketë arsyetim se e ka realizuar kërkesën për kryeministër shqiptarë, ndërsa edhe anëtarësia e OBRM-PDUKM-së nuk do të ketë revoltë, sepse për Elenovskin do të jetë e qartë se ‘deklarimi që është shqiptar është vetëm për nevojat e politikës ditore’
Lidhur me informacionet e tilla Arsovski në konferencën e sotme për media tha se edhe LSDM-ja thotë se e ka shumicën, që sipas tij , nuk e konfirmojnë partitë e tjera politike, shkruan Zhurnal.
“Do t’u drejtoja publikisht ta pyesni LSDM-në të publikojnë me cilat parti kanë formuar shumicë parlamentare, cilët janë partnerët e koalicionit të LSDM-së, të japin hollësi, sepse fjalët të cilat mund t’i shihnim mbrëmë nga ana e tyre në media, gjegjësisht nga burimet e tyre LSDM-ja e ka shumicën nuk janë të mjaftueshme për të formuar qeveri, por duhet 61 deputet të dakordohen për këtë”, theksoi Arsovski.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së u bëri thirrje socialdemokratëve të përgjigjen me kë kanë formuar shumicë parlamentare dhe t’i kumtojnë hollësitë rreth marrëveshjes.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...