Ministri i Arsimit, Arbër Ademi u bën thirrje të gjithë profesorëve të diplomuar që janë të kualifikuar dhe të paangazhuar, të konkurrojnë në shkollën e mesme të Velesit “Koço Racin”, që të jenë mësimdhënës në paralelen në gjuhën shqipe.
Megjithatë, ligji nuk parashikon që ministria të kujdeset për transportin e profesorëve që udhëtojnë në qytete të tjera për të dhënë mësim. Kur pyetet se çfarë mund të bëjë ky dikaster që profesorëve t’ua lehtësojë së paku çështjen e transportit, ministri përgjigjet:
“Mirëpo, Ministria e Arsimit nuk mund të detyrojë kuadrin e kualifikuar të shkojnë atje edhe të angazhohen. Të gjitha çështjet që janë në kuadër të zgjidhjeve ligjore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u qëndron në dispozicion” , tha Arbër Adem, ministër i Arsimit.
Ministri Ademi njëkohësisht u bëri apel edhe nxënësve nga Velesi të regjistrimin në këtë shkollë, sepse kur regjistrohen në shkollat e rajonit ku jetojnë përfitimet janë më të mëdha, si për shembull, transporti është falas.
“Unë apeloj që të gjithë nxënësit e Velesit dhe rajonit të Velesit të regjistrohen në shkollën e mesme të Velesit. Ministri i Arsimit dhe Ministria e Arsimit do të jenë aty për të ju dalë në ndihmë për gjithçka çka është e nevojshme. Edhe në aspekt të promovimit të inkurajimit të nxënësve që të regjistrohen aty”, u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit.
Nëse nuk bëhet përjashtim që paralelja e vetme shqipe në gjimnazin e Velesit të funksionojë me më pak nxënës, e njëjta rrezikon të mbyllet, sepse në afatin e parë janë pranuar vetëm 17 nxënës, ndërsa minimumi i nevojshëm për funksionimin e një paraleleje është 25 nxënës. Ministri i Arsimit thotë se në rrethana të tilla do të lejohet funksionimi i paraleles me numër të vogël. Ademi theksoi gjithashtu se prindërit që nuk regjistrojnë fëmijët e tyre për ndjekjen e arsimit të mesëm do të gjobiten me 800 euro. Në shkollat e mesme në afatin e parë janë regjistruar gjithsej 11.860 gjysmë-maturantë, nga 16 676 të paraqitur gjithsej. Klasën e 9-të e kanë përfunduar gjithsej 20.030 nxënës. Në gjimnaze janë pranuar gjithsej 4.464 nxënës, ndërsa në drejtimet profesionale ky numër arrin në 7000. Për afatin e dytë të regjistrimit kanë mbetur 23.410 vende të lira./alsat
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...