Koordinatorët e grupeve parlamentare në koordinim e fundit që kanë pasur me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi kanë njoftuar arritjen e konsensusit për ndarjen e komisioneve. Numri mbetet i njëjtë. 8 komisione LSDM dhe Besa, 8 VMRO-DPMNE, 3 BDI dhe 2 ASH-AAA.
Mosmarrëveshja mes Besës dhe BDI-së është tejkaluar. BDI do të udhëheq Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa Besa atë për Kulturë. ASH do ta ketë Komisionin Anketues për liri dhe të drejta si dhe komisionin për punë sociale.
Shërbimet po punojnë për ndarjen e deputetëve dhe pas përfundimit propozimi dorëzohet në arkivin e Kuvend pas çka edhe hapet rruga për votimin e tyre dhe kthimin e Kuvendit në funksion.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?