Dy partitë politike në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe BDI kanë arritur sot marrëveshjen për koalicion mes vete.
Kjo u bë e ditur përmes një konferencë për media, ku dy liderët dolën para gazetarëve, shkruan arbresh.info
Zoran Zaev do të jetë kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e prezantuar sot do të prezantohet para organeve partiake, ku pritet të miratohet dhe të formohet Qeveria e re.
Ali Ahmeti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Maqedoninë Veriore. Ai tha se ky vendim pret që të mirëpritet nga të gjithë qytetarët.
“Është ditë e rëndësishme për vendin tonë arritja e marrëveshjes për koalicion mes LSDM-së si dhe BDI-së për të drejtuar vendin për katër vitet e ardhshme. Duke patur prioritet qytetarët. Jam shumë I bindur që ky vendim të mirëpritet nga çdo qytetarë I vendit. tha Ahmeti./arbresh.info
https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/392897791693895/?v=392897791693895
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...