Policia e Budvës mbrëmë ka arrestuar shtetasen serbe me inicialet M.D. 21-vjeçare, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje të shtetasit turk me inicialet H.B. 31-vjeçar, njoftoi sonte në mbrëmje Drejtoria e Policisë së MPB-së së Malit të Zi.
Në njoftim thuhet se dje rreth orës 10:00, në rrugën “Kanjosha Macedonovica”, në ambientet e një shtëpie, pas një konflikti verbal në një konflikt fizik mes M.D. dhe nënës së, e dyshuara M.D. ka goditur me thikë H.B, raporton N1 transmeton Arbresh.info.
Bëhet e ditur se shtetasit turk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe se policia ka kryer hetime, ndërsa e dyshuara M.D. me kallëzim penal do t’i dërgohet prokurorit kompetent.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...