Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një shtetas i Kosovës.
“Me 12.12.2020 në ora 11:45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”, policia ka arrestuar personin LL.K. (20) nga Republika e Kosovës. Policia pas inspektimit ka konstatuar se dokumenti slloven i udhëtimit dhe karta e identitetit të cilën personi në fjalë i ka dorëzuar për identifikim kanë qenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit në bagazhet e tij është gjetur edhe një patentë shoferi nga Sllovenia, gjithashtu falsifikat. 20-vjeçari ka deklaruar se dokumentet i ka marrë nga një person në Veri të Mitrovicës”, njoftojnë nga MBP
MPB njofton se personi në fjalë është dërguar në qendrën për migracion në Shkup, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...