Pesë persona të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill, mbrëmë janë arrestuar përsëri dhe janë dërguar në burgun hetues të Shkupit, me urdhër të Gjykatës Penale.
Sipas Fokus, arrestimi i tyre është bërë për shkak të vendimit të djeshëm të Prokurorisë për të ngritur aktakuzat e para në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria njoftoi se ndaj 28 personave ka ngritur aktakuzën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” ndërsa ndaj 2 personave aktakuzën “ndihmë në kryerjen e veprës penale”, vepra për të cilat parashihet së paku 10 vite burg.
Ndërsa Gjykata e Lartë pada dy ditëve vendosi që disa nga të paraburgosurit si të dyshuar për këto ngjarje, t’i lëshojë në burg shtëpiak, me çka nga burgu dolën deputetët e OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, si dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...