Arrestohen 80 persona në Serbi

11:31 | 26 Dhjetor 2015
M. A.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të madh në luftën kundër korrupsionit, me ç’rast policia ka arrestuar 80 persona në mesin e të cilëve janë edhe disa ish ministra.

Kurir ka mësuar se në mesin e të arrestuarve janë Zeljko Zuniç dhe Slobodan Milosavljeviç, transmeton Indeksonline.

Zeljko Zuniç është pronar i kompanisë “Bohemija”, kundër të cilit banka Alfa dhe Vojvodanska kanë ngritur padi penale në zyrën e prokurorit të lartë.

Ndërkaq, Slobodan Milosavljeviç është një ish politikan serb dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Turizmit në qeverinë e Mirko Cvetkoviq.

Ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviq ka paralajmëruar një konferencë për media sot në orën 10:00 në Pallatin e Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale