Policia e Malit të Zi shkatërroi një grup të organizuar kriminal, i cili, siç bënë të ditur Drejtoria e Policisë e Malit të Zi, ka zvilluar kontrabandë me emigrantë në disa shtete.
Policia malazeze, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale Shtetërore në aksionin e ashtuquajtur “Azil”, shkatërroi grupin e organizuar kriminal i cili ka vepruar në disa shtete duke kontrabanduar emigrantë ilegalë, azilkërkues, të cilët kanë kaluar nga Shqipëria përmes Malit të Zi, në Bosnjë Hercegovinë e pastaj drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në këtë aksion disa mujor, policia ka arrestuar 11 persona, kurse dy të tjerë janë ende në kërkim, ka njoftuar Drejtoria e Policisë. /voa
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...