Pas vazhdimit të seancës për votëbesimin e Qeverisë, deputeti i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, ka kërkuar që seancën ta udhëheq kryetari Talat Xhaferi.
Apasiev citoi nenin 60 të Rregullores së Kuvendit, në të cilën sipas tij, thuhet se Talat Xhaferi e ka obligim ta udhëheq seancën.
“Kryetari i Kuvendit nuk është as në mungesë dhe as nuk ka pengesë për të udhëhequr me seancën dhe kërkoj që të rikthehet në seancë”, tha Apasiev, i cili gjithashtu kërkoi një orë pauzë.
Ndryshe, Talat Xhaferi vendosi që mos ta udhëheq këtë seancë pasi ishte deputeti i 61 në Kuvend, me arsyetimin se ai nuk e mbështet iniciativën për rrëzimin e Qeverisë./Telegrafi/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit