Ministrja e Financave, Nina Angellovska në ‘Facebook’ shkroi se janë ndarë mbi 100 mijë kartela pagesore që kapin vlerën prej 9 milionë eurove.
Ajo shton se numrat amë të qytetarëve që janë ankuar janë dërguar tek institucionet që kontrollojnë nëse të njëjtit i plotësojnë kushtet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pas përfundimit të kontrolleve do t’i njoftojmë qytetarët të cilëve u është pranuar ankesa dhe të njëjtit do të shtohen në listën e qytetarëve që ju takon mbështetja financiare”, tha Angellovska.
Bankat, siç thuhet në status, duhet që më shpejt ta japin kartelën pagesore dhe deri më tani janë shtypur mbi 250 mijë kartela.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...