Kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov në konferencë për shtyp u shpreh se në qeveri do të dorëzojë iniciativë për katër ushtarë të lënduar në vitin 2001 të cilëve i kërkohet të kthejnë para nga përmbaruesi.
Ai shtoi se mbështetje ka marrë edhe nga kryeministri i mëhershëm Zaev si dhe nga ministrat e qeverisë së kaluar.
“Kërkojmë që kjo pikë të vendoset menjëherë në rend dite në mbledhje të qeverisë për shkak se para disa ditëve, njëri nga ushtarët, konkretisht Zoran Angellovski, nga përmbaruesi mori letër ku i ndalohet i gjithë pensioni, ndërsa deri tani i është ndaluar një e treta e pensionit”, tha Angellov.
Ai tha se punon një Propozim-ligj ku rregullohet problemi i këtyre personave që ai i quan “mbrojtës”./Telegrafi/
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...