Gjenerali i ARM-së gjatë konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angellov, në krye të delegacionit të partisë së tij ‘Dinjiteti’ vendosën lule në përmendoren e pjesëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë së RM-së në konfliktin e vitit 2001 dhe shprehu opinionet e tij për çështjet aktuale ndër etnike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ne si maqedonas, duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë se shqiptarët janë realiteti jonë, të pajtohemi me këtë fakt dhe të mësohemi të jetojmë bashkë me to’, tha Angellov.
Ai theksoi se e përkrah përdorimin e gjuhës shqipe në institucione me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, ndërsa tha se është kundër përdorimit të gjuhës shqipe në uniformat e policisë, ushtrisë, zjarrfikësve, mjekëve, sepse këtë gjë e konsideron si të tepruar dhe kundër kushtetuese.
Angellov ceku edhe nevojën për regjistrim të popullatës në Republikën e Maqedonisë, por kjo të bëhet për të ecur para e jo që çështja e numrave dhe përqindjeve të krijojë ndarje të reja ndërmjet popujve të Maqedonisë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës