Athina dhe Shkupi duket se kanë arritur një marrëveshje për sa i përket çështjes së emrit të fqinjit verior të Greqisë.
Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, Nikos Kotzias ka theksuar pas takimit me homologun e tij Dimitrov në Bruksel se dy krerët e diplomacisë së të dy vendeve kanë mbaruar misionin e tyre me atë çka kishin marrë përsipër nga dy kryeministrat.
Βurime diplomatike bëjnë me dije se dy vendet janë shumë pranë Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut ), por nuk mohojnë edhe dy variantet e tjera Maqedonia e Epërme (Gorna Makedonija) dhe Maqedonia e Re (Nova Makedonija).
Por, historiani Arben Llalla në një prononcim për Zhurnal thotë se do të ketë një zgjidhje me afat dy vjeçarë, pra faza-fazash.
“Mendoj se do të ketë një zgjidhje me afat dy vjeçar, pra faza-fazash. Pra, janë marrëveshje për të filluar zbatimi i marrëveshjes për të përfunduar pas dy vitesh. Zgjidhja është në të mirën e qytetarëve të Maqedonisë dhe përfundimisht politikanët e saj e kanë kuptuar se duhet të shikojnë nga SHBA dhe jo nga Rusia”, thotë Llalla.
Sipas tij, Maqedonia shumë shpejtë do jetë anëtare e NATO-s dhe kjo falë mbështetjes së shqiptarëve pa rezerva dhe të vendosur.
“Ishte vota shqiptare për Zaevin që Maqedonia po përparon”, thekson Llalla.
Ndërsa, Shpëtim Pollozhani njohës i rrethanave politike në vend thotë se çështja e emrit nuk do të zgjidhet pa ndërhyrjen e SHBA-ve, ose aktivizimin e një “bulldozher diplomacie”.
“Çështja e emrit nuk do të zgjidhet pa ndërhyrjen e SHBA-ve, ose aktivizimin e një ,,bulldozher diplomaci” pasi Evropa nuk u trgua efikase në zgjidhjen e problemeve të ngjajshme në të kaluarën. Evropa shkon me metodën: ndërprerje të infekcionit dhe jo me metodën e eliminim të shkakut të infekcionit. Qeveria greke (e lazdruar nga bota) ka hyrë shumë thellë me mohim të çdo emërtimi që e përmban fjalën Maqedoni, saqë, në rast se merret ndonjë vendim në dobi të fjalës Maqedoni atëherë bie Qeveria e Alexis Cipras, veprim që nuk do ta pëlqente Qeveria aktuale e Greqisë”, thotë për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, analist.
Ky problem, shton mëtej Pollozhani, nuk është si nyja e Gordit, e cila u pre me një të rënë të shpatës.
“Mendjemadhësia e fqinjëve tanë sllavë jo që nuk do t’a zgjidh, por do t’a thellojë problemin”, potencon Pollozhani.
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...