Ambasadori Gareth në takim lamtumirës me ministrin Dimitrov

14:16 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot e priti për vizitë lamtumirëse ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Çarls Gareth.

Dimitrov e theksoi rolin e ambasadorit Gareth në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu, ai e theksoi profesionalitetin e tij dhe përkushtimin e tij të cilat kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, prej çështjeve më të larta politike siç janë integrimi në BE dhe në NATO e deri tek mbështetja e reformave në administratën e Maqedonisë, arsimin, në sistemin juridik, në demokraci dhe kohezionin social si edhe reforma në sistemin e sigurisë”, kumtoi MPJ e Maqedonisë.

Duke theksuar se Maqedonia e vlerëson thellë mbështetjen e Qeverisë britanike dhe prej të gjithë aktorëve politik në vend, Dimitrov shpehi mirënjohje për miqësinë e sinqertë dhe angazhimin e përkushtuar të ambasadorit Gareth gjatë mandatit të tij katërvjeçar në Shkup.

Duke  i dëshiruar fat dhe sukses në karrierën e mëtejme diplomatike, Dimitrov theksoi se jemi duke e përcjellë një mik të dashur të Maqedonisë dhe shpresojmë se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të Maqedonisë në përcaktimet tona euro-atlantike.

Në takim Dimitrov i dorëzoi mirënjohje ambasadorit Gareth për punën e tij të palodhur në promovimin e miqësisë midis Maqedonisë dhe Britanisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme