“Ende nuk kemi në tavolinë propozim konkret për pozitat tona në qeverinë e ardhshme nëse do të formohej”. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Bekim Sali në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri.
Ministri shtoi se nëse ka një zgjerim të mazhorancës, ata ende nuk kanë informacion për pozicionet që ka siguruar Aleanca për Shqiptarët dhe për këtë, siç tha ai, nuk mund të komentojë se cilat janë qëndrimet e tyre.
Ndryshe, në fillim të muajit shkurt, burime nga Aleanca për Shqiptarët (AA) bënë të ditur për AIM se Ministria e Drejtësisë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë mbetet një nga departamentet që synojnë ta menaxhojnë.
Bisedimet për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar janë drejt fundit dhe me shumë gjasa, siç paralajmëroi dje kreu i kësaj partie dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do të përfundojnë sot./Telegrafi/
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit