Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen si Presidentin e ri i Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Ahmeti shprehet se “nën lidershipin tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të thellohet dhe zgjerohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqënies rajonale për të përmbushur synimin tonë të përbashkët strategjik të integrimit evropian”.
“Duke mirëpritur zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’Ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit që po ndërmerrni. Ne njihemi gjatë dhe kemi punuar bashkë në kohëra vendimtare për kombin dhe rajonin. Andaj, jam i bindur që Ju, me maturinë, urtësinë dhe eksperiencën Tuaj, do të arrini të adresoni me sukses sfidat me të cilat po përballet sot shteti shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi”, thuhet në mesazhin e urimit.
“Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për Presidentin Bujar Nishanin për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik duke zbatuar politika të fqinjësisë së mirë për të gjitha vendet në hapësirën tonë rajonale. Duke shprehur edhe një herë urimet e mia, Ju lutem pranoni, zoti President Meta, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.hapësirën tonë rajonale. Duke shprehur edhe një herë urimet e mia, Ju lutem pranoni, zoti President Meta, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon urimi i kreut të BDI-së për Ilir Metën./atsh
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi