Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, sot pasi që i ndërruan resorët me Nikolla Dimitrov nga gazetarët u pyet edhe për thirrjen e Ahmetit nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.
Osmani tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, një ndër liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gjykata Speciale e Kosovës është ftuar si dëshmitar.
Kryetari i BDI-së, një muaj më parë për TV21 konfirmoi se është thirrur nga Gjykata Speciale dhe se do të shkojë të dëshmojë.
Ahmeti pritet që nesër më 02 shtator dhe pasnesër 03 shtator të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...
Historike: Filmi ku luan kosovarja, Luana Bajrami merr “Osca...
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë