Në lidhje direkte nga Tetova për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për suksesin në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku kjo forcë mori 39 ulëse në parlament si edhe për mundësinë për të pasur për herë të parë një kryeministër shqiptar në MV.
‘Unë e prisja rezultatin. Janë 36 mandate këto që i takojnë shqiptarëve. Mos harroni kemi pasur vetëm 29 mandate dhe kjo është një arritje e madhe.
Kemi investuar 18 vite dhe kemi dëshmuar në këtë drejtim. Ndërkohë që njerëzit kanë vlerësuar punën e bërë.
Në emisionin tënd e kam thënë që do të kemi një fitore absolute.
Kam komunikuar me pjesën dërrmuese të partive shqiptare dhe i kam uruar ato, si edhe ato mua.
Kërkesat tona janë të ligjshme dhe të arsyeshme. 80 përqind e shqiptarëve e presin një kryeministër shqiptar.
Pavarësisht luftës që na shpallën ku kemi qenë përballë 7 subjekteve politike, ne ia arritëm të fitonim’.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik