Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në një vend të sigurt, pasi në afërsi të shtëpisë së babit të tij, në lagjen Jajinci janë gjetur kuti me municion, tha ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, gjatë një paraqitje në programin e Radio Televizionit të Serbisë.
Ai tha se municioni është gjetur në një pyll jo larg vendit ku për shkak të kthesës makinat duhet të ngadalësojnë shpejtësinë.
Sipas tij, dikush nga qytetarët ka lajmëruar gjetjen e kutive.
“Sigurimi fizik që ka kryeministri nuk është i mjaftueshëm”, tha Stefanoviq dhe shtoi se që prej natës së të shtunës, do të kërkojë që “shërbimet e sigurisë të dalin me informacionet që kanë”.
“Nëse organet përgjegjëse nuk mund të thonë se cfarë po ndodh, atëherë le të tërhiqen”, ka sugjeruar Stefanoviq, dhe këtu ka përfshirë edhe gatishmërinë e tij që të tërhiqet.
Kryeministri Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk ‘mund të jap asnjë informacion deri sa nuk merr një informatë nga Agjencia e Sigurisë BIA dhe nga policia.
Ministri në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje shërbimeve përgjegjëse që të japing përgjigje në pyetjen se “kush ka përgatitur vrasjen e kryeministrit Vuçiq”, duke shtuar se “ata që nuk janë në gjendje që pas gjithë këtyre viteve të japing përgjigje në këtë dhe pyetje të tjera duhet të tërhiqen dhe t’i lirojnë vendin atyre që duan të punojnë”.
Mediat serbe njoftuan gjatë ditës së shtunë se në afërsi të shtëpisë së Vuciqit janë gjetur një minahedhës, katër bomba dore, 100 copë fishekë të kalibrit 7.62, 4-5 fishekë të armës automatike dhe 15 fishekë të një kalibri të panjohur.
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...