Nëpërmjet një njoftimi nga Aleanca për Shqiptarët përshëndesin vendimin unanim të BDI-së që të garojë vetë me kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale.
“Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët duke shtuar se nuk duan të besojnë se ku vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes që iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me ju. Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën, zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”, thuhet në reagimin e Aleancës ndaj vendimit të BDI-së.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...