Sot rreth orës 10:00, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës në Kosovë, ka humbur jetë një vajzë 18 vjeçare nga Kumanova, ndërsa katër persona të tjerë, familjarë të viktimës, janë lënduar.
Sipas informatave jozyrtare, dyshohet se makina e aksidentuar është goditur nga një makinë tjetër, e cila pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi I ngjarjes në drejtim të paditur.
Kjo gjë ka bërë makinën e tipit BMW me të cilën po udhëtonin viktimat, të humbet kontrollin, duke përfunduar tragjikisht.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës, ndërsa trupi I pajetë I viktimës është dërguar për obduksion tek mjeku ligjorë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër