Një fëmijë i vogël dhe prindërit e tij kanë humbur jetën sot pasdite në aksident të rëndë automobilistik rreth dhjetë kilometra nga Dellçeva.
Në këtë aksident, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë 32 vjeçari D.D. i cili i jepte makinës, bashkëshortja e tij 27 vjeçare dhe biri i tyre dy vjeçar.
Fatkeqësia ka ndodhur me përplasjen e drejtpërdrejtë mes automjetit tip ‘Fiat Punto’ me targa të Dellçevës me kamion të ngarkuar me drunj me targa të Shtipit, e drejtuar nga 56 vjeçari P.G. nga Shtipi.
Aksidenti është denoncuar në ora 15:40, ndërsa ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan-Dellçevë te vendi Leshtaro.
Ekipe të policisë janë duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. /albeu.com
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...