Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona.
Sipas informatave të para, të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt institucioneve shëndetësore për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së Shpejtë, si dhe njësitet policore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për një periudhë të caktuar kohore, raporton Alsat.
Autoritetet kompetente u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...