Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut, ku ka humbur jetën një 23-vjeçar, e shtatë të tjerë janë lënduar.
Sipas njoftimit te policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe katër të tjera të parkuara, përcjell Klankosova.tv.
“Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMË” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”. Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy automjetet, “Mercedes” dhe “Audi”. Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...